Flash

Protestuesit mblidhen sot para SPAK për të dorëzuar librin “Albanian Files”

Lapsi.al 1 July 2026

Aktivistë dhe qytetarë kanë njoftuar se do të mblidhen këtë të mërkurë, në orën 10:00, para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata do të dorëzojnë librin “Albanian Files”, të cilin e konsiderojnë provë për kallëzimin ndaj kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi u bë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga aktivisti Edison Lika. Aktivisti ftoi qytetarët të marrin pjesë në dorëzimin e materialit dhe në depozitimin e kallëzimit. Sipas Likës, libri përmban prova që implikojnë kryeministrin Rama dhe mund të çojnë në ndjekjen e tij penale.

“Albanian Files është arma e krimit. Ajo mban firmën e secilit prej jush dhe do të sigurojë burgosjen e kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Lika gjatë protestës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI