Flash

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’

Lubonja: «Ato projekte janë porositur para ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura»

Lapsi.al 1 July 2026

Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit mblodhën firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga kryeministri Edi Rama në 700 faqet e të cilit ekspozohen gjithë projektet që planifikohen të bëhen në vend.

Të dielën në podcast-in e tij ‘Flasim’, Rama tha se ai ka shkruar vetëm pararhënien se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri.

I pari idenë se kjo qe një dosje e gatshme për SPAK e hodhi publicisti Fatos Lubonja. Ai tha se libri në vetvete është një provë që SPAK të hetojë se si u ndryshua ligji për zonat e mbrojtura që i hapi rrugë projekteve të resorteve që ishin planifikuar para se Rama ta ndryshonte ligjin.

"Një pjesë e mirë e këtyre projekteve janë bërë kur nuk ishte ndryshua ligji për zonat e mbrojtura. Pra ti i ke zonat e mbrojtura dhe i paguar arkitektët të bëjnë projekte në zonat e mbrojtura pa qenë i ndryshuar ligji. Në thelb ç’do të thotë kjo? Se këto projekte kush do I bëjë? Siç ka dalë, krimi i organizuar dhe oligarkët shqiptarë. Kjo është kapje e shtetit" u shpreh Lubonja në studion e News24.

 

Të këshilluara

Reuters: Administrata Trump frenon planet për samitin e NATO-s në Tiranë

Reuters raporton se mbajtja e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027 është vënë në pikëpyetje për shkak të ndrojtjes se Trump do të mbetet i pakënaqur për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen dhe rishikimit të praktikës së aleancës për samitet vjetore.

22:06

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI