Flash

Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit

Lapsi.al 1 July 2026

Qendra e Shqipërisë renditet ndër zonat më të goditura nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën. Sipas hartave të publikuara nga World Health Organization (OBSH), temperaturat maksimale në disa pjesë të vendit kalojnë 35 gradë Celsius dhe në disa zona afrojnë 40 gradët. Të dhënat e bazuara në matjet e 23 qershorit 2026 tregojnë se rajonet e Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Lushnjës janë përfshirë nga temperaturat më të larta. Zonat bregdetare dhe ato malore paraqiten me temperatura disi më të ulëta.

Sipas OBSH-së, Shqipëria ndodhet në të njëjtin brez të nxehtësisë me pjesë të Greqisë, Italisë jugore dhe Ballkanit jugor, ndërsa temperatura edhe më të larta janë regjistruar vetëm në disa zona të Spanjës, Francës jugore dhe Turqisë.

Organizata paralajmëron se vala e të nxehtit po ushtron presion të madh mbi sistemet shëndetësore në Europë. Në Francë janë shtuar ndjeshëm thirrjet për urgjencë mjekësore, në Londër është regjistruar një rekord i rasteve kërcënuese për jetën, ndërsa Spanja ka raportuar mbi 300 vdekje të lidhura me temperaturat e larta brenda pak ditësh. Italia ka raportuar pesë viktima në 24 orë.

OBSH thekson se Europa po ngrohet më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja globale dhe valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive. Megjithatë, organizata vlerëson se masat parandaluese, si sistemet e paralajmërimit të hershëm, hapësirat për freskim dhe mbrojtja e grupeve më të rrezikuara, kanë ndihmuar në uljen e numrit të viktimave dhe u bën thirrje vendeve europiane të forcojnë planet e tyre për përballimin e temperaturave ekstreme.

Të këshilluara

Reuters: Administrata Trump frenon planet për samitin e NATO-s në Tiranë

Reuters raporton se mbajtja e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027 është vënë në pikëpyetje për shkak të ndrojtjes se Trump do të mbetet i pakënaqur për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen dhe rishikimit të praktikës së aleancës për samitet vjetore.

22:06

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI