
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave të 18 tetorit në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 persona, mes tyre 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.
Aktualisht, në urgjencën e Spitalit të Traumës vijon të marrë trajtim një efektiv policie, ndërsa një gazetare është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Sipas Ministrisë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë të lënduar, dy efektivë policie dhe tre protestues.