
Sali Berisha vjen në selinë e PD pasi deputetët akuzuan policinë se ka hedhur gaz lotsjellës brenda oborrit.
Sali Berisha bëri përgjegjës direkt Edi Ramën për sulmin. Sipas kreut të PD, Rama po negocion vendin ku do të marrë azil. Por sipas Sali Berishës, azili i Ramës është vetëm.
"Azili i Edi Ramës është vetëm qelia e burgut" - deklaroi Berisha në hapje të fjalës së tij.
Kryedemokrati deklaroi se nesër është një ditë mosbindjeje civile.
"Hodhën sasi të mëdha të bombolave të gazit, pa pasur asnjë lloj provokimi. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, i kanë helmuar njerëzit. Edi Ramën e pret qelia e burgut. Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë.
Regjimi do të dridhet, nesër është një ditë e mosbindjes civile. Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së. Edhe sikur policia të ketë qenë duke sulmuar të miturit, ne mbrojmë të miturit. Ne do i marrim në mbrojtje. Njerëz me maska në qelinë e PD? Sot kanë maska të gjith njerëzit, për shkak të gazit. Policët sillen si lopë të çmendura ndaj protestuesve. Do qëndrojmë deri në rrëzimin e narko-shtetit." - tha mes të tjerash Berisha. ©Lapsi.al