Flash

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Lapsi.al 2 July 2026

Para Kuvendit po zhvillohet protesta e lajmëruar më parë nga qytetarët, ndërsa është shoqëruar edhe me tensione, provokime dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Një nga protestuesit ka deklaruar se protesta nisi shumë paqësisht, por rrugës pati provokime.

Qytetari u shpreh se kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët shqiptarë. Ai e cilësoi Parlamentin si "Parlament i krimit", ndërsa shtoi se protesta është legjitime.  

“Protesta është legjitime. Ky Parlament është i krimit dhe kjo është thënë nga protestuesit që ditën e parë. Rama në burg, Berisha në burg. Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime. Kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI