Flash

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Lapsi.al 2 July 2026

Situata para godinës së Parlamentit është përkeqësuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë e gazit të përdorur, shumë qytetarë kanë shfaqur komplikacione shëndetësore, duke kërkuar ndihmë për shkak të vështirësive në frymëmarrje dhe acarimit të syve. 

Tensionet mbeten të larta, ndërsa thirrjet e protestuesve kundër klasës politike vazhdojnë paralelisht me operacionin e forcave të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e seancës plenare

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI