Flash

Pretendimet e avokatit për dhunë ndaj protestuesit, Lamallari hedh poshtë akuzat: AMP të hetojë! (VIDEO)

Lapsi.al 4 July 2026

Ministri i Puneve te Brendshme, Besfort Lamallari, ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga avokati Gentian Serjani se policia ka ushtruar dhunë mbi një protestues të arrestuar te komisariati nr. 3, i cili vuan nga epilepsia.

Ai ka ndarë një video të Serjanit duke komunikuar me dikë ku pretendon që protestuesi deri më tani ka pësuar 3 herë kriza epilepsie. Sipas tij, ai nuk është ndihmuar, por dhunuar për shkak të situatës së krijuar nga gjendja shëndetësore. Më tej, Serjani thotë se është kërkuar lirimi i protestuesit, për të cilin pretendohet të jetë edhe në grevë urie.

Lamallari thotë se Policia e Shtetit i ka cilësuar të pabaza dhe të pavërteta këto akuza, ndërsa AMP ka nisur verifikimet. Gjithashtu, vlerësime të situatës janë kryer edhe nga Avokati i Popullit dhe nuk ka asnjë sinjalizim problematikash.

Lamallari thekson se nëse verifikimet e AMP vërtetojnë raportimet e Policisë, kjo e fundit ka të drejtë të denoncojë Serjanin dhe ta referojë në Dhomën e Avokatisë për papërgjegjshmëri etiko-profesionale.

“Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit informacion mbi pretendimet e rastit në fjalë. Policia e Shtetit më ka informuar se pretendime të tilla janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta.

Më pas Agjencia e Mbikeqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Por ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka vepruar kryesisht dhe pavarësisht prej Policisë së Shtetit duke i vizituar të ndaluarit për akte dhune, po ashtu nuk ka shtruar asnjë problem të kësaj natyre.

Nëse edhe AMP-ja do të dalë në të njëjtat konkluzione Policia e Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron liçenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale”, shkruan ministri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI