Flash

Pikëpyetjet/ Valon Ademi i kërkon 14.4 milionë euro aeroportit të Vlorës

Lapsi.al 21 June 2026

Për muaj të tërë, Valon Ademi dhe 2A Group i janë prezantuar publikut si gardianët e Aeroportit të Vlorës, si grupi i biznesit që kishte një mision; ta mbronte projektin strategjik dhe të ardhmen e aeroportit nga ndërhyrjet e huaja.

Por tani që menaxhimi i aeroportit dhe Vlora International Airport (VIA) janë kthyer në duart e kompanisë zviceriane MABCO, tabloja është përmbysur. Më 10 qershor 2026, Valon Ademi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë kundër kompanisë që menaxhon aeroportin me qëllim pagesën e më shumë se 14 milion eurove. Objekti i kërkesës janë disa fatura tatimore shitjeje për punime të pretenduara si të kryera gjatë periudhës gusht 2025 – prill 2026. (Faksimile më poshtë)

Kjo shumë nuk është e vogël, ndaj para se të flitet për pagesë, duhet verifikim.

Gjatë muajve që kishte menaxhimin e aeroportit me vetëm 2% të aksioneve, 2A Group ishte njëkohësisht nënkontraktore e aeroportit, dhe palë në një konflikt të gjatë korporativ me MABCO për kontrollin dhe administrimin e projektit.

Në këto rrethana, është e kuptueshme se çdo faturë, çdo situacion punimesh dhe çdo detyrim financiar të kalojë përmes një auditimi të pavarur teknik dhe financiar.

Kjo nevojë bëhet edhe më e madhe për shkak të paqartësive që kanë shoqëruar marrëdhënien kontraktore mes Vlora International Airport dhe 2A Group.

Mes të tjerash në dokumente, përmenden disa versione kontratash me të njëjtën datë, 14 janar 2022, por me vlera të ndryshme. Një kontratë parashikon rreth 53 milionë euro. Dy versione të tjera flasin për rreth 64.6 milionë euro. Më pas përmendet edhe një amendament që e çon vlerën në rreth 79.7 milionë euro. Vetë ekzistenca e disa versioneve të kontratës me vlera të ndryshme krijon nevojën për një verifikim të plotë të bazës mbi të cilën janë lëshuar faturat.

Po kështu, duhet të verifikohet mënyra se si janë miratuar situacionet e punimeve, kush i ka certifikuar ato dhe nëse procedurat janë ndjekur në përputhje me kontratat dhe standardet teknike.

Vetë 2A Group ka qenë objekt debatesh edhe më herët për çështje të lidhura me situacionet e punimeve dhe pagesat. Në Kosovë, raportime mediatike kanë ngritur dyshime mbi një pagesë prej 378 mijë eurosh në një projekt rrugor, për punime që pretendohej se nuk ishin kryer sipas situacionit të paraqitur. Një nga emrat e përmendur në atë histori ka qenë Nebi Luzha, menaxher kontrate, i cili më pas është angazhuar edhe në Vlora International Airport.

Kjo nuk provon automatikisht asgjë për rastin e Aeroportit të Vlorës, por e bën më të arsyeshme kërkesën për auditim të pavarur. Aq më tepër për faktin se aeroporti i Vlorës nuk është një biznes privat i zakonshëm, por një investim strategjik kombëtar. Ndaj çdo cent që pretendohet prej tij, duhet të jetë i verifikuar deri në detajin e fundit.

Të këshilluara

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI