
Një apartament në pallatet e banesave sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët gjatë natës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Gjatë zjarrit, dy persona, mes tyre edhe një i mitur, kanë tentuar të dalin nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa banorët e pallatit janë evakuuar. Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.