
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar.
Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas axhendës së bërë publike në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.
Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama. Në vijim, axhenda parashikonte një raportim mbi ecurinë e “Pranisë Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.