Flash

Përditësimi i fundit për zjarret: 5 vatra aktive, situata më e ngarkuar në Dibër

Lapsi.al 31 August 2026

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në vend. Mbrojtja bën me dije se deri më tani në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Sipas njoftimit zyrtar, situata paraqitet më e angazhuar në qarkun Dibër, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë.

Njoftimi:

Sipas informacionit operacional të përditësuar më 31.08.2026, ora 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Situata paraqitet më e angazhuar në qarkun Dibër, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë.

Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar edhe 20 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal janë angazhuar 20 forca MZSH dhe 20 efektivë të FA, ndërsa në Ballenjë zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore brenda zonës së mbrojtur.

Në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 15 forcave zjarrfikëse, 9 forcave të AdZM dhe 20 efektivëve të FA, pa rrezik për zonat e banuara. Në Korçë, vatra në Qafën e Lugut është nën kontroll.

Në Elbasan, zjarri në malin e Dardhës është shuar plotësisht, ndërsa në malin e Qukësit vijon mbikëqyrja. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar në total edhe 70 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Situata vijon të monitorohet, ndërsa sipas raportimit nuk evidentohen zona të banuara në rrezik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI