Flash

Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të sëmurë, pas arrestimi mblidhen mbi 95 mijë euro për Altin Hilën

Lapsi.al 3 July 2026

Është hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit. Hila mori pjesë në protestë për 32 ditë me radhë, i shoqëruar nga djali i tij i sëmurë, i cili është person me status invaliditeti. 

Organizatorët e nismës shprehen se familja ndodhet në vështirësi ekonomike dhe argumentojnë se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar. Deri tani, sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, janë mbledhur mbi 95 mijë euro nga donatorë të ndryshëm për të ndihmuar familjen Hila.

Fushata e sensibilizimit:

Në shenjë solidarizimi per atdhedashësin tonë z. Altin Hila qe protestoi për 32 dite me fëmijën e tij të paralizuar, si nga fotot e bashkangjitura me status invalidi, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situaten e tyre familjare. Përveç faktit që shteti nuk ka ndihmuar ekonomikisht ndër vite, sot ai është dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë protestës dhe është arrestuar, duke lënë familjen në gjendje akoma më të mjerueshme pa prezencën e tij fizike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI