Flash

PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Kuvendi nuk zbaton vendimin e GJK

Lapsi.al 26 September 2026

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të nisë menjëherë procedurat për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi, i është drejtuar Peleshit me një letër zyrtare, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron Kuvendin të ngrejë komisionin hetimor. Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Kuvendit që kishte refuzuar ngritjen e tij. 

Sipas PD-së, vendimi ka hyrë në fuqi që në korrik, por Kuvendi ende nuk ka nisur procedurën për zbatimin e tij. Bardhi argumenton se çështja duhej të ishte marrë në shqyrtim brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës”, thuhet në letrën drejtuar Peleshit.

Opozita e akuzon kryetarin e Kuvendit për vonesë të pajustifikuar dhe thotë se moszbatimi i vendimit cenon të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare. Gjykata Kushtetuese vendosi më 1 qershor se kërkesa për komisionin mbi përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale plotësonte kriteret kushtetuese dhe se Kuvendi kishte detyrimin ta ngrinte atë. Në fund të letrës, PD kërkon nga Peleshi marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI