Flash

Pas krizës me Iranin, Putin sinjalizon rifillimin e dialogut me SHBA për Ukrainën

Lapsi.al 29 June 2026

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi ditën e dielë se po priste mbërritjen e negociatorëve amerikanë për të rifilluar bisedimet mbi luftën në Ukrainë, kur Uashingtoni është më pak i fokusuar në çështjen e Iranit.

“Ne presim, sapo të mbarojnë të gjitha ngjarjet, pasi të mbarojë faza e nxehtë në lidhje me dosjen iraniane, mbërritjen e përfaqësuesve të qeverisë amerikane me të cilët jemi takuar tashmë në Moskë”, u shpreh Putin gjatë një interviste.

Sipas raportimeve, ai po i përgjigjej pyetjes së një gazetari në lidhje me marrëdhëniet ruso-amerikane pas G7 në Francë, gjatë së cilës Donald Trump konsideroi se Rusia duhet të bëjë një marrëveshje me Ukrainën për t'i dhënë fund luftës, e cila shpërtheu në shkurt 2022.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat dhe diskutimet mbi të gjitha detajet”, siguroi gjithashtu zoti Putin.

Presidenti rus vlerësoi në fillim të qershorit se vëmendja e SHBA-së është shpërqendruar nga lufta në Ukrainë që kur filloi sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit. Edhe pse zakonisht rezervon mbështetjen e tij për Kievin, presidenti amerikan tha gjatë G7 në Francë se Moska duhet të bëjë një marrëveshje dhe se Uashingtoni mund të rivendosë sanksionet që i kishte pezulluar. Qëndrimi i tij u interpretua në disa kryeqytete si një ndryshim i papritur në qëndrimin e republikanit në favor të Kievit.

Më vonë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duke iu drejtuar diplomatëve të huaj në Moskë, tha se administrata Trump tani duket se ka braktisur çdo pretendim për të luajtur rolin e një ndërmjetësi të paanshëm dhe në vend të kësaj ka marrë rrugën e përshkallëzimit të presionit dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI