Flash

Parlamenti rikthehet më 8 shtator

Lapsi.al 4 September 2026

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare ditën e martë, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, duke çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të.

Përmes urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përmbylljes së pushimeve të verës.

Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të konsistojë në tri pika kryesore:

-Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit.

 

-Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.

-Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Rikthimi i deputetëve në sallën e parlamentit pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur aksioni opozitar dhe tensionet institucionale mbeten në fokus të zhvillimeve në vend. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI