Flash

PAMJET/ Shqiptarët dalin në protestë edhe në Berlin, Vjenë dhe Hagë

Lapsi.al 14 June 2026

Protesta kombëtare është zhvendosur edhe në Hollandë. Përmes një forme të veçantë proteste, demonstruesit kanë zgjedhur të shpalosin trashëgiminë kulturore duke kënduar këngë polifonike.

Edhe në Vjenë ishin më qindra shqiptarë që janë bashkuar në një protestë kundër qeverisë. Ashtu si në të gjitha qytetet e mëdha të botës edhe në kryeqytetin austriak shqiptarët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.

Emigrantët shqiptarë u mblodhën edhe në Berlin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane si “Rama ik! Ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe situatës politike në Shqipëri. /LAPSI.al

 


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI