Flash

PAMJET LIVE/ Vuçiç pranoi humbjen, shpërthen festa në rrugët e Beogradit

Lapsi.al 25 October 2026

PAMJET LIVE/ Vuçiç pranoi humbjen, shpërthen festa në

Në rrugët e Beogradit ka shpërthyer festa pasi kreu i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Ai deklaroi se “Lista e Studentëve” ka marrë më shumë vende në zgjedhje.

Teksa votat janë ende duke u numëruar dhe nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare, Vuçiç njoftoi se kishte marrë informacione bazuar në një mostër statistikore.

“Bazuar në mostrën statistikore, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje", tha Vuçiç. Lista e studentëve do të ketë midis 135 dhe 140 vende në parlament, tha Vuçiç ndërsa për partinë e tij ai shtoi se nuk do të ketë më shumë se 105 vende.

Parlamenti i Serbisë ka 250 vende. Partia Përparimtare Serbe e Vuçiç ishte në pushtet që nga viti 2012. /LAPSI.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI