Flash

Një postim i Lineker për Infantinon, i bërë 10 vite më parë, bëhet viral: kishte parashikuar të ardhmen

Gary Lineker, publikoi 10 vjet më parë një postim në Twitter që në orët e fundit është bërë sërish viral: “Kam një ndjesi të çuditshme se Gianni Infantino do ta heqë maskën për të zbuluar se poshtë saj fshihet Sepp Blatter.”

Lapsi.al 30 July 2026

Në 26 shkurt të vitit 2016, Gianni Infantino, zvicerani me origjinë italiane, zgjidhet në moshën 46-vjeçare president i FIFA-s, duke zëvendësuar Sepp Blatter, i rrëzuar nga skandalet e korrupsionit. Po atë ditë, ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker, publikoi një postim në Twitter që në orët e fundit është bërë sërish viral: “Kam një ndjesi të çuditshme se Gianni Infantino do ta heqë maskën për të zbuluar se poshtë saj fshihet Sepp Blatter.”

Lineker nënkuptonte se Infantino i jepte përshtypjen e vazhdimësisë së Blatterit, duke mishëruar gjithçka që, sipas kritikëve, e largon futbollin nga vlerat e tij: lakmia, oportunizmi dhe politika. Postimi i ish-sulmuesit 65-vjeçar është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve të fundit, pasi Infantino po tenton ta shndërrojë FIFA-n në një makineri edhe më të madhe fitimesh, duke përfshirë kapital privat në menaxhimin e të drejtave komerciale të turneve më të rëndësishëm.

I inkurajuar nga zgjerimi i vazhdueshëm i kompeticioneve – Botërori i sapopërfunduar me 48 skuadra mund të zgjerohet deri në 64 – dhe nga rritja e të ardhurave komerciale, si edhe në prag të rikandidimit për mandatin 2027-2031, Infantino ka paraqitur një plan ambicioz. Ai synon krijimin e një kompanie të kontrolluar, FIFA Forward Enterprise, e hapur për investitorë privatë, e cila do të menaxhojë të drejtat televizive të Botërorit për kombëtaret dhe Kupës së Botës për Klube, si edhe të ardhurat nga sponsorët, shitja e biletave dhe licencat.

Boshti Infantino-Trump është forcuar pas Botërorit të fundit

Sipas projektit të Infantinos, shitja e një pakice aksionesh (20-30%) do të sillte miliarda dollarë të rinj, që më pas do të shpërndaheshin edhe për federatat, përveçse do të rrisnin të ardhurat e FIFA-s. Për të siguruar votat e 211 federatave anëtare, presidenti ka premtuar një paketë financimi prej 10 miliardë dollarësh deri në vitin 2027, duke garantuar deri në 40 milionë dollarë për secilën federatë (20 milionë si grant i menjëhershëm dhe 20 milionë për zhvillim), me kusht që të miratojnë propozimin deri më 19 shtator 2026. Sipas raportimeve, në rast refuzimi, federatat rrezikojnë edhe uljen e fondeve deri në 75%.

Infantino është përballur me kritika të ashpra nga UEFA dhe ligat evropiane, të cilat kërkojnë të frenojnë komercializimin e tepruar të futbollit. Megjithatë, presidenti i FIFA-s duket i bindur se gëzon mbështetjen e një numri të madh federatash nga kontinentet e tjera. Dhjetë vjet më parë, Gary Lineker kishte parashikuar atë që shumëkush sot mendon se po ndodh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI