Flash

Nicole Kidman: Do të hiqja dorë nga karriera për Tom Cruise

Lapsi.al 13 August 2026

Nicole Kidman ka bërë një rrëfim të rrallë për martesën e saj me Tom Cruise, duke pranuar se në atë kohë e vendosi dashurinë përpara karrierës.

“U dashuruam marrëzisht dhe ishte kaq e thjeshtë,” tha Kidman në një intervistë për British Vogue. “Më thoshin se kjo do të ndikonte në karrierën time, por nuk më interesonte. Doja të isha e martuar me njeriun që doja.”

Aktorja fituese e Oscarit shtoi se në atë periudhë ishte e gatshme të sakrifikonte gjithçka për marrëdhënien e tyre. “Sigurisht që do ta flijoja karrierën time. Nuk më interesonte,” u shpreh ajo.

Kidman dhe Cruise u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Days of Thunder” dhe u martuan në vitin 1990. Çifti adoptoi dy fëmijë, Isabella dhe Connor, përpara se të divorcohej në vitin 2001.

Aktorja ka treguar më parë se ishte “shumë impulsive dhe naive” kur u martua në fillim të të njëzetave. Pas divorcit, ajo u përqendrua fuqishëm te puna dhe arriti sukses të madh me filma si “Moulin Rouge!”.

Në intervistën e fundit, Kidman foli edhe për divorcin e saj të dytë nga këngëtari Keith Urban, me të cilin ishte e martuar nga viti 2006 deri në 2025. Ajo pranoi se ndarja nuk bëhet më e lehtë herën e dytë.

“Çdo herë është diçka e re,” tha ajo, duke shtuar se sot ndihet më e qetë përballë vëmendjes së mediave ndaj jetës së saj personale.

Kidman përfundoi duke thënë se po “përqafon dashurinë” në këtë fazë të re të jetës së saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI