Flash

“Ai bark duket fals”, Anne Hathaway u përgjigjet spekulimeve për shtatzëninë

Lapsi.al 11 August 2026

Anne Hathaway ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë pushtuar rrjetin lidhur me shtatzëninë e saj.

Të hënën, më 10 gusht, aktorja 43-vjeçare publikoi në Instagram një video ku shfaqet duke u përgatitur për tapetin e kuq të filmit të saj të ri, “The End of Oak Street”. Në mbishkrimin e videos, Hathaway iu përgjigj komenteve që pretendonin se barku i saj i shtatzënisë ishte i rremë.

“Flokë fake, bark i vërtetë”, shkroi ajo me humor.

Spekulimet nisën pasi aktorja e "The Devil Wears Prada” u shfaq në premierën botërore të filmit në Los Angeles me barkun e zbuluar, e veshur me një crop top mëndafshi dhe xhinse me bel të ulët.

Në rrjetet sociale nuk munguan komentet skeptike. “Më falni, por ai bark duket fals”, shkroi një përdorues në TikTok, ndërsa të tjerë pretenduan se ishte përdorur grim.

Hathaway, e cila është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin Adam Shulman, e bëri publik lajmin e shtatzënisë më 19 qershor përmes një videoje në Instagram. Çifti janë tashmë prindër të dy djemve, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç.

Së fundmi, gjatë një interviste në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, aktorja u shpreh se shtatzënia po shkon “mrekullisht” dhe pranoi se ajo dhe bashkëshorti i saj u habitën kur mësuan se do të bëheshin prindër sërish.

“E dinim çfarë po bënim, por u habitëm shumë që funksionoi”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI