Flash

Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit në Kosovë për spiunazh dhe shantazh

 

Lapsi.al 25 August 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe se, në një rast tjetër, ka shantazhuar një person për një shumë prej mbi 13 mijë eurosh.

Sheholli akuzohet për dy vepra penale: “spiunazh” dhe “shantazh”.

Sipas aktakuzës, në një periudhë të papërcaktuar kohore deri më 9 tetor 2025, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe se kishte vepruar sipas udhëzimeve dhe detyrave të zyrtarëve të këtij shërbimi.

Prokuroria pretendon se ai kishte mbledhur dhe siguruar informacione e dokumente që lidheshin me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Këto të dhëna, sipas aktakuzës, ai ua kishte përcjellë zyrtarëve të shërbimit serb përmes mesazheve telefonike.

Përveç akuzës për spiunazh, Sheholli përballet edhe me akuzën për shantazh.

Prokuroria pretendon se, nga viti 2022 deri në dhjetor të vitit 2025, ai kishte shantazhuar një person me inicialet A.J., duke e detyruar të vepronte në dëm të pasurisë së tij.

Vlera e dëmit, sipas aktakuzës, tejkalon 13 mijë euro.

Sheholli dyshohet se i kishte kërkuar para këtij personi në formë huazimi dhe e kishte kërcënuar se, nëse nuk ia jepte paratë, do të publikonte në media video dhe informacione që mund t’ia dëmtonin rëndë reputacionin dhe autoritetin.

Aktakuza tashmë i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtim.

Sheholli vazhdon të mbahet në paraburgim.

Sheholli është arrestuar në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh.

Në atë kohë, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka dhënë hollësi se për kë dyshohej se kishte spiunuar.

Megjithatë, në ditën e arrestimit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka lënë të kuptohej se dyshimet lidheshin me Serbinë.

Sveçla ka deklaruar se Sheholli gëzonte “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës dhe se kishte “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.

Rasti i Shehollit është një nga disa raste të spiunazhit të dyshuar për Serbinë që autoritetet kosovare kanë hetuar viteve të fundit.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai është deklaruar fajtor për spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen, gjithashtu, nën akuzat për spiunazh për Serbinë./RadioEvropaeLirë

Të këshilluara

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI