Flash

Nga paratë me çantë te virusi, Dinamo kërkon grupet e Conference: Egnatia, ato të Europa League

Egnatia nis aventurën në fazën e ligës së Conference League përballë Lillestrøm, ndërsa Dinamo pret Pafosin në play-off, me objektivin për të hedhur hapin e fundit drejt fazës së ligës.

Lapsi.al 20 August 2026

Dy skuadra shqiptare, dy sfida dhe një ëndërr e përbashkët: Europa. Egnatia nis aventurën në fazën e ligës së Conference League përballë Lillestrøm, ndërsa Dinamo pret Pafosin në play-off, me objektivin për të hedhur hapin e fundit drejt fazës së ligës. Europa tashmë nuk është më një vizitë për Egnatian dhe Dinamon. Është një skenë ku të dyja kërkojnë të qëndrojnë.

Në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë presin Lillestrøm, në një tjetër kapitull të një aventure që ka marrë përmasa historike. Egnatia luan për herë të parë në fazën e ligës së Conference League, por Nevil Dede nuk kërkon vetëm pjesëmarrje. Ai e sheh këtë eksperiencë si një trampolinë drejt objektivave edhe më të mëdha: “Na ka dalë përpara një objektiv akoma më i madh, Europa League. E dimë çfarë mund të bëjmë dhe çfarë lojtarësh kemi. Këto janë armët tona më të forta: kapiteni, eksperienca dhe qetësia e këtij grupi”, shprehet Dede. Dhe kjo është pikërisht pika e fortë e Egnatias: një skuadër që nuk trembet më nga emri i kundërshtarit, sepse ka mësuar të besojë te vetja.

Europa League Qualification

17:00 Kairat Almaty - Anderlecht

18:00 Jagiellonia Bialystok - FC Iberia 1999

18:00 Mjaellby - FC Salzburg

19:00 Beşiktaş - FK Kauno Zalgiris

19:00 CS Universitatea Craiova - Ararat Armenia

19:00 KF Egnatia - Lillestroem

19:00 Lech Poznan - Thun

19:00 Trabzonspor - Ferencvaros

20:00 FK Crvena Zvezda - Viktoria Plzen

20:00 OFI Crete - PFC CSKA Sofia

20:00 St.Truiden - Omonia Nicosia

21:00 Benfica - AGF

Në kohën kur vëmendjen e ka marrë qesja e parave si shpërblim për kualifikimin me Audan, të shpërndarë nga presidenti Bardhi në dhomat e zhveshjes, në Elbasan, Dinamo ka një tjetër mision. Pafos është pengesa që ndan blutë nga një tjetër hap i madh europian. Ilir Daja premton një skuadër që nuk do të presë pasivisht. Me rikthimin e Përndrecës dhe disa alternativa të tjera në dispozicion, Dinamo kërkon të ndërtojë avantazhin që në Elbasan, përpara udhëtimit në Qipro. Vetëm se problemet nuk mungojnë me një gjendje virusale që nuk ka kërsyer askënd: “Mungesa nuk kemi, por kemi një gjendje virusale, që as neve të stafit nuk i kemi shpëtuar. Besoj që nesër do të jenë të gjithë në dispozicion, pavarësisht se ndonjë lojtar mund të jetë me minutazh të limituar, për shkak të viruseve që qarkullojnë në këto ditë vere. Kemi dhe 2-3 lojtarë që kanë qenë me terapi për t’u riaftësuar. Nesër mund t’i menaxhojmë në një mënyrë sa më të mirë të jetë e mundur. Nuk do të rrime në fazën mbrojtëse, do të tentojmë të sulmojmë. Në fund fare mbrojtja më e mirë është sulmi”, deklaron Daja.

Dy trajnerë, dy filozofi të ndryshme, por i njëjti besim: Shqipëria mund të ketë më shumë se një skuadër në Europë. Egnatia dhe Dinamo nuk janë më aty thjesht për të marrë eksperiencë. Janë aty për të konkurruar, për të fituar dhe, mbi të gjitha, për të bindur se futbolli shqiptar mund të ketë vendin e tij edhe përtej kufijve.

Conference League Qualification

18:00 FC Inter Turku - FC Copenhagen

18:00 Lincoln Red Imps FC - Larne

19:00 FC Midtjylland - Rijeka

19:00 FC Nordsjaelland - St. Gallen

19:00 Tromsoe - Brighton

19:30 Klaksvik - Riga FC

19:45 PAOK FC - Brann

20:00 Drita - Inter Club d'Escaldes

20:00 FC Twente - Qarabag FK

20:00 Gornik Zabrze - AS Monaco

20:00 Vikingur Reykjavik - Borac Banja Luka

20:15 Sion - Ajax

20:30 Atalanta - Hapoel Tel Aviv

20:30 Gent - Hibernian

20:30 Lugano - Maccabi Tel Aviv

20:30 Motherwell - Freiburg

20:30 Panathinaikos - Hradec Kralove

20:45 Hearts - Rapid Wien

20:45 Rangers - Jablonec

21:00 FC Dinamo City - Pafos FC

21:00 Getafe - Partizan Beograd

21:00 Hajduk Split - Rakow Czestochowa

21:00 SC Braga - Austria Wien

21:00 Shamrock Rovers - KuPS

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI