Flash

Ndryshimi i katërt i madh në historinë e Lapsi.al

Pavarësisht nga pamja estetike, filozofia e përmbajtjes mbeti po e njëjta: nxjerrja në plan të parë e analizave të thelluara mbi ngjarjet e politikës apo aktualitetit dhe shprehja e qëndrimeve të forta editoriale, që shpesh mund të jenë polarizuese, por qëllimi i tyre mbetet afrimi sa më pranë të së vërtetës

Lapsi.al 23 May 2026
Ndryshimi i katërt i madh në historinë e Lapsi.al
Ballinat e Lapsit, dje dhe sot

Pas plot 11 vitesh në tregun mediatik të vendit, Lapsi.al, i lindur në verë-vjeshtën e vitit 2015, po bën sot një ndryshim të ri, kryesisht në formë por edhe në përmbajtje, për ti`u përshtatur më mirë ritmeve të vrullshme të botës virtuale. Ashtu sikurse mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme, fillimisht, kjo media online, kishte tituj të mëdhenj, që zinin të gjithë ballinën e kompjuterit, tabletës apo celularit tuaj. 

Ky grup gazetarësh në foton poshtë punoi fillimisht me këtë sistem, deri sa në nëntor 2017 faqja iu nënshtrua një ndryshimi të dytë në look. Pavarësisht nga pamja estetike, filozofia e përmbajtjes mbeti po e njëjta: nxjerrja në plan të parë e analizave të thelluara mbi ngjarjet e politikës apo aktualitetit dhe shprehja e qëndrimeve të forta editoriale, që shpesh mund të jenë polarizuese, por qëllimi i tyre mbetet afrimi sa më pranë të së vërtetës. 

lapsi fillimet.jpg

Me zhvillimin e teknologjisë, media jonë bëri edhe një ndryshim të tretë në pamje (foto si dukej ballina e Lapsi.al deri dje), përpara se të shndërrohej në formën sikurse të gjithë lexuesit do e shohin nga sot e tutje. 

Me këtë format novator, redaksia jonë e ndihmuar prej një partneri të ri dizajni, “Mediadesk”, është përpjekur të ruajë të njëjtat vlera që e kanë lidhur me ne lexuesin tonë besnik duke u përpjekur ti përgjigjet një pjese të kërkesave të tyre për ti dhënë më tepër shikueshmëri lajmit të fundit dhe asaj që ndodh në kohë reale. 

Natyrisht, në këtë përpjeke të re për të qenë më atraktiv ndaj ndjekësve të saj, redaksia pret vërejte dhe sugjerime në lapsi.al@gmail.com për të qenë sa më pranë pritshmërive të atyre që na kanë përcjellë prej më shumë se një dekade.

LAPSI.AL

Poll

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI