Flash

Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentacionin autoriteteve franceze për ekstradimin e Ermal Beqiraj

Lapsi.al 4 August 2026

Ministria e Drejtësisë i përcjell dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj autoriteteve franceze.  Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme, ku sipas informacioneve SPAK i ka kërkuar ministrisë të dërgojë kërkesën e ekstradimit te organet ligjzbatuese franceze. Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer 7 vepra penale.

Ermal Beqiraj u arrestua disa ditë më parë në Francë, pasi u kap duke fluturuar me avion privat mbi një central . Pak ditë më parë SPAK njoftoi se ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Beqiraj me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, një kështjelle në departamentin e Oise rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj. Ermal Beqiraj kërkohet nga SPAK lidhur me abuzimet me tenderët e AKSH. Ndaj tij, SPAK ka ngritur veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI