Flash

Meghan Markle rikthehet në aktrim? Dukesha e Sussex-it në bisedime për një rol në Netflix

Lapsi.al 23 August 2026

Meghan Markle mund të rikthehet në aktrim më shpejt nga sa pritej. Dukesha e Sussex-it raportohet se po shqyrton mundësinë për të marrë një rol në sezonin e tretë të serialit të Netflix, “The Gentlemen”, ndërsa ajo dhe Princi Harry përgatiten të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas “Deadline”, Markle është në bisedime për një rol që ende nuk është bërë i ditur në serialin aksion-komedi të krijuar nga regjisori i njohur Guy Ritchie. Për momentin, nuk dihet se cilin personazh mund të interpretojë dhe marrëveshja nuk është finalizuar ende.

Një përfaqësues i Netflix ka konfirmuar se seriali është rinovuar për një sezon të tretë. “The Gentlemen”, me Theo James në rolin kryesor, debutoi në Netflix në mars të vitit 2024, ndërsa sezoni i dytë pritet të publikohet më 3 shtator.

Lajmi për përfshirjen e mundshme të Meghan në serial vjen pak ditë pasi u raportua se ajo kishte marrë një ofertë për një tjetër projekt të ardhshëm me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Një burim i tha “Page Six” se kohët e fundit ka pasur interes të shtuar nga industria e argëtimit dhe se Markle po shqyrton disa mundësi për rikthimin e saj në ekran.

Megjithatë, burimi theksoi se për momentin nuk ka asgjë të konfirmuar. “Diçka po diskutohet, por nuk është konkrete”, tha ai.

Meghan Markle është më së shumti e njohur për rolin e Rachel Zane në serialin  “Suits”, ku luajti nga viti 2011 deri në vitin 2018. Ajo u shfaq gjithashtu në filma si “Remember Me” dhe “Horrible Bosses”, përpara se të largohej nga aktrimi pas fejesës me Princin Harry në vitin 2017.

Megjithatë, rikthimi i saj në aktrim ka qenë prej kohësh në diskutim. Në nëntor të vitit 2025, Markle u përfol për një rol në filmin “Close Personal Friends”, ku do të shfaqej së bashku me aktorë si Brie Larson, Lily Collins, Jack Quaid dhe Henry Golding. Sipas raportimeve, në këtë film ajo do të luante veten. Projekti ende nuk ka një datë publikimi.

Një burim i lidhur me Amazon MGM Studios e kishte përshkruar atë projekt si një mundësi për Meghan që të rikthehej gradualisht në botën e aktrimit dhe të shihte se si do të ndihej sërish në një set xhirimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI