Flash

Ariana Grande i del kundër Trumpit: “Mos e përdorni më muzikën time"

Lapsi.al 21 August 2026

Ariana Grande ka reaguar ashpër pasi ekipi i Donald Trump përdori një nga këngët e saj në një video të publikuar në TikTok.

Në videon e publikuar më 20 gusht nga llogaria “Team Trump”, presidenti amerikan shfaqet duke ecur drejt podiumit në një tubim, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Grande, “We Can’t Be Friends (Wait For Your Love)”.

Videoja shoqërohej me një mesazh mbi çështjet e gjinisë dhe sportit, ndërsa në përshkrim shkruhej: “Kjo nuk duhet të jetë kontroverse!”

Grande, 33 vjeçe, reagoi drejtpërdrejt në komentet e videos, duke kërkuar që ekipi i Trump të mos përdorë më muzikën e saj.

“Mos e përdorni më kurrë muzikën time. Gjithashtu, e vërteta juaj është e rreme,” shkroi këngëtarja. Komenti i saj nuk shfaqet më në postim.

Ky nuk është rasti i parë që Grande kundërshton publikisht përdorimin e këngëve të saj nga administrata Trump. Në qershor, ajo reagoi pasi Shtëpia e Bardhë përdori këngën e saj “Bye” në një video që promovonte politikat e administratës për emigracionin.

Në atë rast, këngëtarja kërkoi që muzika e saj të mos lidhej me ato politika, duke i cilësuar ato si “barbare” dhe “çnjerëzore”. Kënga u hoq më pas nga video.

Grande është një nga artistet e shumta që kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës së tyre nga Trump dhe ekipi i tij. Mes tyre janë edhe Sabrina Carpenter, Katy Perry, Adele, Rihanna dhe Celine Dion.

 

Të këshilluara

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI