Flash

Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna

 Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna Nga e hëna, 31 gusht, nis Nisma Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një program që përfshin mbi 1,660...

Lutfi Dervishi 30 August 2026

Nga e hëna, 31 gusht, nis Nisma Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një program që përfshin mbi 1,660 produkte të konsumit të përditshëm dhe synon një ulje mesatare të çmimeve me rreth 7%.

Nisma synon t’u vijë në ndihmë familjeve përballë kostos së lartë të jetesës dhe përfshin ushqime bazë, produkte shtëpiake, artikuj shkollorë, produkte të markave të supermarketeve dhe mish.

Deri tani, rreth 900 produkte të markave të njohura janë përfshirë në skemë. Ulja mesatare është rreth 7%, por për produkte të veçanta shkon nga 5% deri në 30%.

Për më shumë se 450 artikuj shkollorë, ulja mesatare është rreth 10%. Rreth 250 produkte të markave të vetë supermarketeve do të kushtojnë mesatarisht 7% më pak, ndërsa për rreth 60 produkte mishi, vendas dhe importi, ulja mesatare arrin në 7.2%.

Në nismë janë përfshirë deri tani mbi 90 furnitorë, disa rrjete supermarketesh dhe tri rrjete të tregtimit të lodrave dhe artikujve shkollorë. Lista pritet të zgjerohet.
Programi është konceptuar si një lloj “marrëveshjeje sociale kombëtare” mes qeverisë, furnitorëve dhe rrjeteve tregtare.

Ulja prej rreth 7% nuk pritet të jetë domosdoshmërisht ulja përfundimtare.

Qytetarët nuk do të kenë nevojë të kërkojnë me lupë se cilat produkte janë pjesë e nismës. Ato do të jenë të dallueshme në rafte me etiketa të posaçme, ndërsa informacioni për bizneset pjesëmarrëse, produktet dhe përqindjen e uljes do të publikohet edhe në një platformë digjitale.

Paralelisht do të vazhdojnë kontrollet e tregut, veçanërisht për të verifikuar nëse uljet janë reale.

Nga e hëna do të publikohet lista e plotë e produkteve dhe do të përllogaritet edhe sa para mund të kursejë mesatarisht një familje nga kjo nismë. Kjo nismë që nis aplikimin nesër është një nga masat e fundit që ndërmerret për t'i ardhur në ndihmë konsumatorëve nga qeveria greke.

Të këshilluara

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE

Projektligji që përcakton se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetues është një nga rastet më flagrante të keqpërdorimit të procesit të integrimit në BE.

13:09 Evarist Stoja

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI