Flash

Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet në bypass-in e Vlorës, humb jetën nga flakët personi që ndodhej brenda

Lapsi.al 9 June 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur  në bypass-in e Vlorës. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht. Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. 40 vjeçari, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje pasi është djegur nga zjarri. 

Në spital janë shoqëruar dhe tre te plagosur. Në vendngjarje janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI