Flash

PAMJET/ Avioni privat u përplas në autostradë, humb jetën milioneri amerikan

Lapsi.al 17 June 2026

Drejtori ekzekutiv milioner i një kompanie teknologjike amerikane humbi jetën gjatë uljes së një avioni privat në një autostradë të Teksasit të martën në mbrëmje.

Joshua Baer, ​​kreu i startup-it teknologjik “Capital Factory”, ishte një nga 6 pasagjerët në bordin e avionit, i cili shpërtheu në flakë kur u përplas me kokë në një autostradë. I konsideruar gjerësisht si "kumbar i skenës së startup-eve në Austin", ai luajti një rol kyç në shndërrimin e Teksasit në një qendër globale të teknologjisë dhe inovacionit.

Aksidenti ndodhi në autostradën shtetërore të Teksasit, pranë kufirit SHBA-Meksikë. Kulla e aeroportit raportoi se avioni privat kishte një problem mekanik dhe kishte humbur kontaktet.

Avioni ishte nisur nga San Jose del Cabo në Meksikë dhe po shkonte drejt Austin, Teksas. Policia tha se avioni u rrëzua në autostradë ku goditi një makinë në lëvizje. Trafiku u bllokua në të dyja drejtimet.

Miliarderi Baer, 50 vjeç ishte baba i tre fëmijëve. FBI-ja dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë shkakun e aksidentit, i cili mbetet i paqartë. 

5 të mbijetuarit e avionit dhe një person nga makina që u përplas u dërguan në spital. 

Pasi ra në tokë avioni u përfshi nga flakët. Në pamjet e shpërndara online shihen njerëz që përpiqen të hapin kabinën e avionit dhe duke thyer xhamin e pilotit. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI