Flash

Lista e Berishës për ekipin drejtues të PD

Lapsi.al 15 July 2026

Sali Berisha, ka paraqitur sot para Këshillit Kombëtar propozimet për ekipin e ri drejtues të partisë, të cilat do t’i nënshtrohen votimit të delegatëve.

Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm janë propozuar Flamur Noka dhe Saimir Korreshi.

Për sekretarët funksionalë janë propozuar këta kandidatë:

Sekretar për Organizimin: Agron Loka dhe Klevis Balliu.
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafaj dhe Mario Runa.
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj dhe Marash Logu.
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele dhe Viola Kapedani.
Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj dhe Malvina Lika.
Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari dhe Silva Hasaj.
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga dhe Petrit Tafaj.
Sekretar për Digitalizimin: Etion Kapedani dhe Renald Rista.
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin: Gentian Kaprata dhe Maksim Kola.
Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën Kundër Korrupsionit: Endira Bushati dhe Ledina Mandija.
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franci Nuri dhe Ledio Nuraj.
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka dhe Shkëlqim Lepenica.
Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali dhe Ylli Asllani.
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu dhe Jurgen Spaho.

Për postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike janë propozuar tre çifte kandidatësh:

Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi;
Jonathan Pano dhe Nikola Kedhi;
Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti.

Ndërkohë, për Komisionin e Apelimit kandidojnë Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besart Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Heidorn, Mark Lleshi, Shaqir Manjani dhe Suina Asllanaj, ku Këshilli Kombëtar do të zgjedhë pesë anëtarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI