Flash

Lexojeni për zbavitje, Rama: Ka nisur prania besnike në të gjithë vendin

Lapsi.al 4 September 2026

"Prania Besnike", mekanizmi i ri i prezantuar nga kryeministri Edi Rama për komunikimin me qytetarët, ka nisur zbatimin në të gjithë Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se takimet do të zhvillohen çdo të premte në orën 17:00, në të njëjtin vend, në çdo njësi administrative dhe zonë urbane sipas një kalendari të përcaktuar.

Rama tha se takimet nuk do të jenë mbledhje, por dëgjesa individuale dhe se çdo shqetësim do t'u përcillet institucioneve.

 
"Sot në orën 17:00 nis në të gjithë Shqipërinë "Prania Besnike" e Partisë Socialiste, një nismë që do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtat ambiente. Çdo njësi administrative dhe çdo zonë urbane në qytetet më të mëdha do të ketë "Praninë" e saj një të premte në muaj.

"Prania Besnike" është një hapësirë neutrale. Qytetarët hyjnë pa kamera dhe pa teserë partie. Nuk është mbledhje, por një dëgjesë individuale, ku çdo qytetar mund të paraqesë hallin, ankesën apo kërkesën e tij. Çdo shqetësim do të mbahet shënim, do t'u përcillet zyrtarisht institucioneve përmes deputetit përkatës dhe do të ndiqet deri në momentin që qytetari të marrë një përgjigje.

"Prania Besnike" nuk premton zgjidhje për çdo problem, por zotohet se asnjë shqetësim nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush nuk do të mbetet pa marrë përgjigjen që i takon me ligj dhe me zakon.

"Prania Besnike" të dëgjon. Besa të thotë: më kontrollo" shkroi Rama.

Të këshilluara

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI