Flash

A do të jetë ai kandidati i PD për Tiranën? Ilir Alimehmeti nuk e fsheh: Do flasim me aleatët

Lapsi.al 4 September 2026

Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “News24”, ka komentuar përgatitjet për garën e ardhshme lokale për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke ndalur te rivaliteti brenda mazhorancës si dhe te modeli që duhet të ndjekë opozita për përzgjedhjen e kandidatit.

Duke u ndalur te emrat e përfolur në radhët e Partisë Socialiste si kandidatë të mundshëm, si Erion Braçe apo Ogerta Manastirliu, Alimehmeti u shpreh se më shumë se një ofertë zhvillimi për kryeqytetin, te mazhoranca po shihet një rivalitet i brendshëm për pushtet.

I pyetur për strategjinë e PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme vendore, Alimehmeti nënvizoi se gara duhet të kapërcejë siglat e ngushta politike dhe t’u ofrojë qytetarëve një ndryshim të rrënjësishëm të sistemit të qeverisjes.

Për sa i përket përzgjedhjes së emrit që do të përfaqësojë opozitën, ai sqaroi se do të ndiqet një proces strukturuar - qoftë përmes primareve, seleksionimit apo një komisioni të posaçëm - ndërsa konfirmoi zyrtarisht se do të jetë pjesë e kësaj gare të brendshme.

“PD dhe aleatët e saj do të ulen dhe do të diskutojnë për modelin se si do t’i qasen garës për pushtetin vendor. Mendoj se kjo duhet të jetë përtej siglave politike, duhet të shkojmë për ndryshim sistemi dhe modeli qeverisjeje. Do të jetë një proces, ose primare, seleksionim, ose një komision për të vendosur. Unë në atë lloj procesi do të futem, por se çfarë do të vendoset prej tyre mbetet për t’u parë,” përfundoi ai.

Të këshilluara

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI