Flash

Levan/ Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën

Lapsi.al 5 July 2026

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, ndërsa shtëllunga të dendura tymi të zi janë të dukshme që nga larg zonës së vendngjarjes.

Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, janë aktivizuar të gjitha forcat dhe strukturat vendore për të vënë situatën nën kontroll. Autoritetet bëjnë me dije se pritet që operacioni për shuarjen e flakëve me mbështetje nga ajri.

Ndërkohë, ende nuk ka informacion për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e tjera të angazhuara vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës së zjarrit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI