Flash

Gazetari i BBC rrëfen çastin kur e pyeti Ramën nëse duhet të shqetësohet për veten

Sytë e Edi Ramës u zgjeruan dukshëm kur e pyeta nëse duhet të shqetësohemi për të"

Lapsi.al 5 July 2026

Gazetari britanik i BBC, Guy Delauney, që intervistoi Edi Ramën për protestat ka parë shqetësim në sytë e kryeministrit kur e pyeti se si do të vejë fati i tij personal.

"Sytë et Edi Ramës u zgjeruan dukshëm kur e pyeta nëse duhet të shqetësohemi për të. Dhe nuk e kisha fjalën për shëndetin e kryeministrit shqiptar", ka shkruar ai.

Sipas Guy Delauney, situata në Shqipëri ka ndryshuar përgjatë një muaji.: «Sepse, ndërsa disa tituj lajmesh do t'ju thonë se protestat e natës në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushner-in, në të vërtetë bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq. Në fakt, pothuajse për gjithçka.
Dhe në qendër të gjithë kësaj janë akuzat ndaj zotit Rama. Prandaj e pyeta: nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokuroria antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju? Mësoni se çfarë u përgjigj në reportazhin tim për BBC News"

Në kronikën e BBC të cilës ai i referohej thuhej: "disa nga aleatët e tij më të afërt politikë janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përfshirë ish-zëvendëskryeministrin e tij dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pra, un duhet të shqetësohen edhe shqiptarët për integritetin e vetë kryeministrit?

«E kam thënë që në ditën e parë: dua një drejtësi që nuk sheh majtas, nuk sheh djathtas, por sheh drejt», thotë Rama. "Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të vihet nën presion dhe nuk mund të controllohet nga large." Në fund të kronikës Guy Delauney konkludonte: «Për momentin, duket se ekziston një ngërç. Protestation nuk kanë ndërmend të largohen – dhe as Rama nuk do të largohet. Kështu, flamingot ka të ngjarë të mbeten një pamje e zakonshme në rrugët e Tiranës». Nuk dihet nëse është ky shqetësim apo ankthi për fatin e vet personal, që e ka bërë Ramën të zgurdullojë sytë.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI