Flash

Grabitje me armë në Elbasan, autorët me uniforma policie në makinë

Lapsi.al 12 October 2026

Grabitje me armë në Elbasan, autorët me uniforma policie në

Një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan është bërë objekt i një grabitjeje gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e një qytetari rreth orës 04:05 dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, autorët janë larguar në drejtim të një zone kodrinore sapo kanë konstatuar mbërritjen e shërbimeve policore, duke përfituar nga errësira. Gjatë largimit, ata kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë kryer grabitjen.

Në vijim të veprimeve në vendngjarje, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë. Janë sekuestruar edhe prova të tjera që pritet t’i shërbejnë grupit hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, vijon ndjekja për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në grabitje. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI