Flash

Klosi në 'autobus', thotë se nuk e ka kuptuar akoma çfarë kërkon protesta

Lapsi.al 17 June 2026

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, pretendon se protesta e qytetarëve ndaj qeverisë nuk ka një zë publik dhe nuk po artikulohet në atë se çfarë kërkon.

Ai tha se protestat  përbëjnë një ushtrim legjitim demokratik, por vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë dhe kërkesash konkrete. Klosi vuri theksin tek pika e dobët e lëvizjes protestuese sipas tij: paqartësia e kërkesave.

“Protesta nuk arrin të artikulojë se çfarë kërkojnë, thonë që të rrëzohet qeveria e të ikë klasa politike dhe të vijë një klasë e re politike. Mund të jetë e bukur dhe vetë klasa politike e thotë duhet ripërtëritje, rinergjenzim. Por që të dalë një zë publik dhe të kemi themi të kemi një arsye pse njerëzit do të duhet të besojnë që të largohet kjo klasë politike dhe ta marrë kjo klasa e re që nuk është politike por do që të bëhet politike”, u shpreh Klosi në një intervistë për RTSH.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI