Flash

"Kishte dijeni për keqtrajtimet dhe vrasjet, por nuk ndërhyri për t’i parandaluar"/ Haga: Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime!

Lapsi.al 16 September 2026

Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë konstatoi se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme. Sipas gjykatësit amerikan Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.

Trupi gjykues argumentoi se Selimi kishte rol në shpërndarjen e komunikatave dhe luajti rol thelbësor në zonat operative, por ky rol nuk ishte kriminal. Sipas tyre, Selimi për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së si dhe emëroi persona besnikë në pozita kyçe. Gjyqatri theksoi se ai kishte dijeni për krimet ndaj kundërshtarëve, ndalimin e paligjshëm dhe keqtrajtimin e tyre.

“Rexhep Selimi ishte themelues i UÇK-së dhe anëtar i Shtabit. Ai kishte rol në shpërndarjen e komunikatave. Pozita e tij zyrtare si inspektor i përgjithshëm i dha më pak pushtet krahasuar me të tjerët. Selimi luajti rol thelbësor në zonat operative, por ky rol nuk ishte kriminal. Megjithatë, ai i inspektoi shpesh këto zona dhe mori raporte të shpeshta për persona të ndryshëm. Për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ai ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së. Ai emëroi persona besnikë në pozita kyçe. Shumë prej tyre kryenin krime ose ishin në dijeni të qëllimit të përbashkët. Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime, në mënyra të ndryshme që përshkruhen në aktgjykim. Ai mori pjesë në arrestimin e 13 parlamentarëve në Qirez dhe ishte i pranishëm në disa vende krimesh të paraqitura në aktakuzë.

Selimi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes pjesëmarrjes në luftë, mosmarrjes së veprimeve për parandalimin ose ndëshkimin e krimeve kur merrte raporte, si dhe krijimit të precedentit se krimet ishin të pranueshme, përmes pjesëmarrjes personale në to. Ai kishte dijeni për krimet ndaj kundërshtarëve, ndalimin e paligjshëm dhe keqtrajtimin e tyre. Kur u bë ministër i Rendit, ai ndërhyri për të siguruar lirimin e katër anëtarëve të UÇK-së, të cilët ishin ndaluar për krijimin e një qendre të paligjshme ndalimi. Ai nuk siguroi që UÇK-ja të vepronte në përputhje me detyrimet e saj sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare. Përkundrazi, toleroi shkelje të rënda të kësaj të drejte”, tha gjyqtari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI