Flash

Kim Mehmeti mesazh protestuesve: Mos u dorëzoni!

Lapsi.al 10 June 2026

Gazetari i News24 Klevin Muka ka përcjellë sot në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut.

Në mesazhin e tij, Mehmeti vlerëson angazhimin e të rinjve në protestë, duke e cilësuar zërin e tyre si një burim shprese jo vetëm për
Shqipërinë, por për mbarë shqiptarët. Ai shprehet se rinia po bën atë që shumë të tjerë nuk kanë mundur ta realizojnë ndër vite, duke ngritur zërin kundër padrejtësive dhe duke kërkuar llogari nga pushteti.

Më tej, Mehmeti thekson se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi nga brezat e mëparshëm për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

 
“Ju jeni heronjtë e mi!”, përfundon ai.

 Mesazhi:

Jam këtu për të përcjellë një mesazh nga Maqedonia e veriut. Mos tregoni që maskarenjtë të treghojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj,I cili ëhstë ilacci më I mirë I shpresës mbarëshqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur, Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve?
Zëri juaj ngërthen tirrjen e shqioptarëve të kudo ndodhur. Shqipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtjëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykobni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi!.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI