Flash

Kërcënoi me thikë 50 vjeçaren gjermane te Liqeni Artificial dhe i grabiti çantën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 23 September 2026

Një shtetase gjermane 50-vjeçare është kërcënuar sot me thikë dhe i është grabitur çanta me sende personale pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Gruaja denoncoi rastin në polici, e cila u vu në lëvizje duke identifikuar dhe arrestuar  një 41 vjeçar me inicialet J.S, banues në kryeqytet. Sendet e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen 50-vjeçares.

Një ditë pas ngjarjes, gruaja, e identifikuar me inicialet T. K., shkoi në Komisariatin e Policisë Nr. 1 për të falënderuar efektivët për reagimin dhe kthimin e sendeve të saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI