Flash

“Ka marrë fund”, mesazhi i Justin Timberlake që tronditi Britney Spears

Lapsi.al 6 August 2026

Regjisori i videoklipeve Chris Applebaum ka zbuluar një detaj të panjohur nga ndarja e Britney Spears dhe Justin Timberlake, duke rrëfyer se këngëtarja mori mesazhin e ndarjes pikërisht gjatë xhirimeve të videoklipit "Overprotected"në vitin 2002.

Në podcastin "Hyperfixated with Joseph Shepherd", Applebaum tregoi se Spears u mbyll në rimorkion e saj dhe refuzonte të dilte për të vazhduar xhirimet.

Kur shkoi ta takonte, ai zbuloi se artistja sapo kishte marrë një mesazh nga Timberlake, ku ai i jepte fund lidhjes së tyre.

Sipas Applebaum, ai i tha Britney se, në vend që të largohej, mund ta kthente dhimbjen në motivim.

"Dil dhe bëj një performancë aq të jashtëzakonshme, sa t'i tregosh se sapo humbi gjënë më të mirë që kishte," kujtoi ai se i kishte thënë këngëtares.

Regjisori tha se këto fjalë e motivuan Spears, e cila u rikthye në xhirime dhe realizoi një nga performancat më të vlerësuara të karrierës së saj.

Në autobiografinë "The Woman in Me", të publikuar në vitin 2023, Britney Spears konfirmoi se Justin Timberlake i dha fund lidhjes së tyre trevjeçare përmes një mesazhi të shkurtër me vetëm dy fjalë: "It's over" ("Ka marrë fund").

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI