Flash

Itali/ Vritet me thikë i riu shqiptar, pas një sherri me partnerin e ish-të dashurës

Lapsi.al 3 August 2026

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali. Sipas mediave italiane, i riu është sulmuar me thikë nga partneri i ri i ish-të dashurës së tij, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë pistën e një konflikti me motive sentimentale.

Për ngjarjen është arrestuar 32-vjeçari italian Mattia Miraglia, banues në Vescovato, i cili ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e policisë, pasi mbeti i plagosur gjatë përleshjes. Ndaj tij rëndon akuza për vrasje.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, konflikti ka nisur mbrëmjen e së dielës në Cremona, ku mes katër personave ka shpërthyer një debat i fortë verbal.

Pavarësisht se përplasja fillestare ishte ndërprerë, tensionet kanë vijuar. Më pas, dy shqiptarët janë drejtuar pranë banesës së 32-vjeçarit në rrugën ‘Via Cairoli’, në Vescovato, ku konflikti është rindezur.

Përleshja më pas është zhvendosur në qendrën e qytetit, nën portikët e Piazza di Vescovato.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë përleshjes janë përdorur thika. Nurian Dalipaj është goditur disa herë, kryesisht në zonën e fytit dhe barkut, plagë që rezultuan fatale.

Një shqiptar tjetër që ndodhej me të ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ka hyrë në një lokal, duke kërkuar ndihmë. Dëshmitarët kanë deklaruar se pak më vonë ai është marrë me forcë nga persona të tjerë të përfshirë në konflikt dhe është futur në automjetin ku ndodhej edhe Dalipaj.

Më pas automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edhe Mattia Miraglia ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Aktualisht ai ndodhet nën masën e sigurisë në mbikëqyrjen e autoriteteve.

Karabinierët e Njësisë Operative të Cremonës kanë sekuestruar provat në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e konfliktit, rolin e secilit person të përfshirë dhe motivin e plotë të krimit.

Sipas mediave italiane, pista kryesore lidhet me një konflikt të shkaktuar nga xhelozia dhe marrëdhëniet sentimentale, por ky version ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet italiane.

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI