Flash

“Ishim edhe nervozë”: Dede i tërheq ‘veshin’ Egnatias dhe ngre në qiell Albanesen. Ahmataj kapet me fatin

Tekniku i Egnatias Nevil Dede nuk është plotësisht i kënaqur nga skuadra e tij, pavarësisht fitores së tretë në po aq ndeshje.

Lapsi.al 4 September 2026

“Në disa momente shfaqëm nervozizëm. Ndoshta erdhi nga mungesa e përqendrimit tek të dy penalltitë. Pastaj nervozizmi u bë prezent tek ne. Fola në pushim me djemtë, por në disa momente e ekzagjerojmë pak”. Tekniku i Egnatias Nevil Dede nuk është plotësisht i kënaqur nga skuadra e tij, pavarësisht fitores së tretë në po aq ndeshje. Tekniku, ndoshta edhe për të mbajtur skuadrën me këmbë në tokë, I tërheq vëmendjen lojtarëve të tij: “Si trajner kërkoj ndjesë, nuk kemi pse të bëjmë ashtu. Nuk është fundi i botës edhe kur nuk jemi në avantazh. Shkuam në Evropë dhe po fitojmë në kampionat. Kampionati ka rrugëtimin e tij, maratonë e gjatë. Në një moment do të ketë kartonë, pezullime”. 

Në fund, edhe elozhet pa kursim për lojtarin më në formë të rrogozhinasve Alessandro Albanese: “Më vjen mirë për Albanesen. Prekja që kam bërë unë te Albanese, është një lojtar i lirë, ku më shumë luan në linjat e qendrës. Edhe pse sot në disa situata luajti në të majtën dhe na dha zgjedhje. Unë mendoj që Albanese është një 10 i mirëfilltë në cilësitë dhe kualitetin që ai ka. Kemi pasur mungesa, në mesfushë dhe mbrojtje pasi ka qenë konfigurim jo stabël. Gjithsesi unë mendoj që kualiteti i Albanese me mbështetjen e të tjerëve, shpresoj dhe gjej rastin që të them që Kryeziu mos të ketë shqetësim të madh. Por Albanese po tregon kapacitetin që ai ka. Nuk po mburrem dhe të them që Albanese po bën mirë prej meje”, tha Dede.

Ahmataj: “Fati nuk ka qenë me ne”

“Duke parë edhe shortin që na përplasi që në fillim me skuadrat më në formë, që janë Egnatia dhe Dinamo që kanë shkuar më larg në Europë, e dinim vështirësinë. Por nuk kemi parë ndonjë diferencë që këto skuadra të kenë kundrejt nesh”. Julian Ahmataj nuk është kapur i papërgatitur nga vetëm 1 pikë e fituar nga 9 të mundshmet. Tekniku i Skënderbeut, pas humbjes me Egnatian, kapet me kalendarin dhe fatin: “Fati nuk ka qenë me ne. Në të dyja ndeshjet kemi pasur mundësinë të shënonim para kundërshtarëve. Ne kishim raste të pastra që nuk u shfrytëzuan, është keqardhje”.

Ahmataj pastaj justifikohet edhe me faktin se bardhekuqtë janë një skuadër e rindërtuar dhe kanë nevojë për kohën e përshtatjes dhe konsolidimit: “Një skuadër e re, do një bonus që të përformojë mirë. Ne kemi akoma limite për të eksploruar, për të parë skuadrën më lart. Në shtëpi do të jetë ndryshe. Merr më shumë adrenalinë. Por nuk besoj që kjo mungoi te ne. Goli erdhi për neglizhencë, siç ndodhi edhe me Dinamon. Është një problem shumë i zgjidhshëm. Lojtarët janë të rinj, duhet kohë sepse edhe nuk njohin kampionatin”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI