Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ish-prokurori: Duhet të hetohet vizita e ministrit në burgun e Fierit

Lapsi.al 2 November 2026

Ish-prokurori: Duhet të hetohet vizita e ministrit në burgun e Fierit

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin "Prime" në News24 komentoi vizitën e ministrit të Drejtësisë Toni Gogu në burgun e Fierit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Beci shprehet se duhet që të nisë një hetim penal i thelluar në lidhje me këtë rast. Shtoi se nëse deklaratat e Veliajt janë të vërteta, duhet të ketë përgjegjësi penale.

"Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun e Fierit për të takuar Veliajn.

Ministri i Drejtësisë është administratori i të burgosurve, kurse i paraburgosuri ndodhet aty për shkak të Prokurorisë. Këtë duhet ta zgjidhë hetimi, për të kuptuar se përse shkoi ministri, do pyetet kryebashkiaku Veliaj se përse ka qenë Gogu në atë burg.

Në rast se një bisedë e tillë kërcënuese është bërë siç shprehet Veliaj, duhet që të mbajë dikush përgjegjësi" - tha Beci. /LAPSI.al

Të këshilluara

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI