Flash

Investime në kryeministri, deputeti i PD nxjerr fotot e arredimit të brendshëm

Lapsi.al 6 July 2026

Brenda në kryeministri po punohet me arredimin e ambjenteve sipas shijeve të kryeministrit Edi Rama. Duket se 4 milion euro që u shpenzuar për kopshtin Eden nuk mjaftuan për t'i dhënë godinës formën përfundimtare alla-Rama, ndaj punimet e brendshme po vazhdojnë thotë Belind Këlliçi, që ka publikuar disa foto nga ambjentet e kryeministrisë. "Punimet në foto po bëhen në hollin e Kryeministrisë dhe vleresohet se janë tejet të shtrenjta. Kushtojnë qindra mijë euro. Ndërkohë që protestohet prej 36 ditësh para zyrës së tij, autokrati fokusin e ka tek luksi personal!" shkruan Këlliçi në një mesazh në rrjetet sociale.

Ditët e fundit, Rama ka tentuar të reflektojë ndaj protestës që vazhdon prej më shumë se një muaji në bulevard. Në përpjekje për t'u dukur më i dhimbsur për shtresat në nevojë, u ka hedhur një bonus prej 5 mijë lekësh pensionistëve, ka sjellë në parlament propozimin për të shtuar ndihmën për fëmijët invalidë dhe ka shtuar buxhetin në ndihmë të të rinjve që angazhohen në start-up-e. Por pavarësisht presionit të shtuar, shefi i qeverisë nuk i ka rezistuar dot ngjyrave që i ngacmojnë syrin dhe mendjen në ambjentet e punës, si për ta konfirmuar edhe një herë idenë se pavarësisht rrethanave, vesi del me shpirtin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI