Flash

CR7, zyrtare masa ndëshkuese për largimin nga grumbullimi i Portugalisë: gjoba është qesharake

Çështja Cristiano Ronaldo–Portugali, e shpërthyer pasi fituesi pesë herë i Topit të Artë u largua nga grumbullimi i kombëtares në shenjë proteste ndaj trajnerit Jorge Jesus, është mbyllur zyrtarisht sot.

Lapsi.al 19 October 2026

CR7, zyrtare masa ndëshkuese për largimin nga grumbullimi i

Çështja Cristiano Ronaldo–Portugali, e shpërthyer pasi fituesi pesë herë i Topit të Artë u largua nga grumbullimi i kombëtares në shenjë proteste ndaj trajnerit Jorge Jesus, është mbyllur zyrtarisht sot. Në fakt, gjithçka përfundoi me një ndëshkim simbolik për CR7, i cili u pezullua për 30 ditë — periudhë që do t'i lejojë të jetë në fushë më 14 nëntor kundër Danimarkës — dhe u gjobit me… 255 euro.

Vendimi disiplinor

“Për këto arsye dhe mbi bazën e argumenteve të paraqitura, Këshilli Disiplinor – Seksioni joprofesionist – i Federatës Portugeze të Futbollit vendos, në kuadër të kësaj procedure, ta pranojë plotësisht akuzën dhe, si rrjedhojë, ta shpallë Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro përgjegjës për kryerjen, një herë dhe me dashje, të shkeljes disiplinore të parashikuar dhe të ndëshkuar nga paragrafi 1 i nenit 160 të RDFPF-së. Për këtë arsye, ndaj tij vendoset masa e pezullimit për 30 (tridhjetë) ditë dhe, si masë shtesë, gjoba prej 2,5 UC, përkatësisht 255,00 euro (dyqind e pesëdhjetë e pesë euro)”, thuhet në vendim.

Këshilli Disiplinor bën të ditur gjithashtu se “personi ndaj të cilit është ngritur akuza (Cristiano Ronaldo) ka kërkuar që të merren parasysh rrethanat lehtësuese të parashikuara në shkronjat c) (‘ofrimi i shërbimeve të rëndësishme për futbollin’), d) (‘vlerësimi për merita sportive’) dhe e) (‘kontributi vendimtar për përcaktimin e së vërtetës materiale’) të paragrafit 1 të nenit 44 të RDFPF-së. Për këtë qëllim, futbollisti i referohet, nga njëra anë, karrierës së tij sportive, trofeve dhe çmimeve të fituara dhe, nga ana tjetër, komunikatës publike të publikuar më 06.10.2026”.

CR7, zyrtare masa ndëshkuese për largimin nga grumbullimi i

Çfarë parashikonte rregullorja për CR7?

“Futbollisti i thirrur rregullisht, i cili largohet ose mungon pa arsye të justifikuar në një stërvitje, ndeshje apo aktivitet të ekipeve kombëtare, ose në një veprimtari që lidhet me përfaqësimin sportiv të FPF-së apo të Portugalisë, ndëshkohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj dhe, si masë shtesë, nëse bëhet fjalë për një futbollist profesionist, me gjobë nga 5 deri në 10 UC”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI