Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

“Humba gruan dhe djalin”/ Rrëfimi prekës i shqiptarit pas aksidentit tragjik në Greqi

Lapsi.al 7 August 2026

“Humba edhe gruan, edhe djalin. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi… humba gjithçka. E ndjeva se diçka nuk po shkonte mirë dhe i mora në telefon, por nuk mu përgjigjën”.

Me këto fjalë prekëse, bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i 21-vjeçarit shqiptar përshkroi për mediat dhimbjen e madhe që po përjeton pas aksidentit tragjik rrugor të ndodhur të premten në mëngjes në rrugën provinciale Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit në Serres.

Brenda pak çastesh, ai humbi bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët ishin nisur herët në mëngjes drejt vendit të punës.

Sipas mediave greke, familja ishte me origjinë nga Shqipëria dhe jetonte prej vitesh në Paleokomi. 43-vjeçarja dhe djali i saj 21-vjeçar punonin në të njëjtën kompani, në plazhin e Ofrynit, dhe mëngjesin e së premtes po udhëtonin së bashku për në punë.

Ata udhëtonin me të njëjtin automjet, ku i riu ishte në timon, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit. Rreth orës 07:30, automjeti u përplas ballë për ballë me një kamion, përplasje që rezultoi fatale për të dy.

Çfarë deklaron shoferi i kamionit?

Shoferi 56-vjeçar i kamionit ka dhënë versionin e tij për momentet që paraprinë aksidentin fatal. Duke folur për mediat greke, ai deklaroi se po lëvizte normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/orë, kur papritur pa automjetin me të cilin udhëtonin nëna dhe djali të humbiste kontrollin dhe të kalonte në korsinë e kundërt.

“Po lëvizja normalisht në korsinë time me 75 deri në 80 kilometra në orë, aq sa lejohet në atë segment. Papritur pashë një makinë që vinte drejt meje. Dukej se kishte humbur kontrollin në zbritje nga zona e Soulit të Vogël”, tha ai.

Sipas 56-vjeçarit, ai u përpoq të shmangte përplasjen duke devijuar majtas, por nuk pati kohë të evitonte goditjen.

“Makina kishte kaluar në korsinë time. Pashë se shoferi po përpiqej të rikthente kontrollin e timonit, ndërsa unë u përpoqa të lëvizja majtas për ta shmangur, por nuk ia dola. Më përplasi dhe ndodhi tragjedia”, shtoi ai.

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndërhynë forca të policisë, dy automjete zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës, të cilat punuan për nxjerrjen e viktimave dhe menaxhimin e situatës.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ndodhi përplasja tragjike. /TCH

Të këshilluara

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI