Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Hetimet e SPAK/ Si doli zbuluar me disa lëvizje bankare në Austri, Olta Xhaçka

Lapsi.al 16 October 2026

Hetimet e SPAK/ Si doli zbuluar me disa lëvizje bankare në Austri,

Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë në një skemë korruptive në tregtinë e armëve.

Rasti është zbuluar përmes bisedave telefonike të administruara në dosjen penale. Këto biseda janë gjendur në aparatin e telefonit të Artan Gaçit, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Tashmë burrë e grua janë vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa pritet që nën hetim të vendoset dhe një ish-këshilltar i njohur i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas burimeve pranë SPAK, rasti lidhet me disa transaksione në qindra mijëra euro, që janë kryer në një bankë në Austri. Transaksionet bankare janë të një periudhe kohore, kur Olta Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo ministri ka kryer procedura tenderimi për blerjen e armëve dhe municioneve te një subjekt privat. Burimet pranë SPAK sqaruan se pjesa takuese e eurove për ministren Xhaçka është kaluar në një bankë në Austri, ku eurot më pas janë tërhequr nga një ish-këshilltar i saj dhe njerëz të afërt.

SPAK pretendon se ka arritur të sigurojë prova në telefonin e Artan Gaçit dhe se në disa raste, përmes këtij telefoni, ka biseduar me persona të tretë dhe vetë ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Bisedat janë të një natyre të tërheqjes së shumave financiare nga një bankë në Austri. Për të verifikuar këto biseda, prokurorisë së posaçme SPAK i është dashur të dërgojë letërporosi në Austri, me qëllim marrjen e të gjithë praktikës dokumentare në bankën austriake dhe një sërë provash të tjera.

Pas mbërritjes së përgjigjes nga Austria, prokurorët e SPAK kuptuan se transaksionet lidheshin direkt për përfitim financiar me çiftin bashkëshortor, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

Në këtë skemë është përfshirë dhe një ish-këshilltar i ministres, i cili tashmë mësohet se është larguar nga vendi. Rasti po hetohet dhe pritet që në ditët në vijim SPAK mund të procedojë dhe me masa sigurimi ndaj personave të mësipërm.

Bëhet fjalë për një skemë korrupsioni në tenderat me procedurë sekrete për blerje armatimi dhe municioni nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rasti në fjalë është regjistruar pas daljes së provave hetimore të një hetimi tjetër, duke u zbuluar një seri transaksionesh bankare dhe njëherësh disa komunikime në aparate telefonike.

Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.

Por ky hetim më pas u pushua nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë ky është një hetim i ri, që ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë”./  Elton Qyno Syri.net

Të këshilluara

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI