Flash

Gjyqtari i GJKKO: Rama mund të ketë përgjegjësi penale për mosekzekutimin e vendimit të pagave të magjistratëve

Lapsi.al 12 September 2026

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi ka reaguar për përplasjen mes qeverisë dhe gjyqësorit për pagat e magjistratëve, duke paralajmëruar edhe një shtesë të kallëzimit penal në SPAK. Pëllumbi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat është i detyrueshëm dhe nuk mund të konsiderohet ndërhyrje e paligjshme në buxhet.

“Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve”, deklaroi ai.

Pëllumbi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka kundërshtuar mënyrën se si gjyqësori kërkon ekzekutimin e vendimit për pagat. Sipas tij, nëse një zyrtar i lartë pranon se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për mosekzekutimin e një vendimi gjykate, çështja mund të marrë edhe përgjegjësi penale.

“Ne mund të depozitojmë një shtesë të kallëzimit penal në SPAK”, tha Pëllumbi, duke shtuar se prokuroria ka detyrimin të hetojë çdo person ndaj të cilit ka dyshime të bazuara.

Ai bëri të ditur se në kallëzimin e gjyqtarëve janë referuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pengimi i ekzekutimit të vendimeve të gjykatës”.

Pëllumbi këmbënguli se gjyqtarët nuk kërkojnë privilegje, por zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, formula e pagave nuk është objekt negocimi. Ai paralajmëroi se, nëse mazhoranca ndërhyn sërish në ligj, gjyqtarët do t’i drejtohen edhe një herë Gjykatës Kushtetuese. Pëllumbi bëri të ditur gjithashtu se Prokuroria e Beratit ka regjistruar një procedim penal pas kallëzimit të punonjësve të administratës së gjykatës, lidhur me mosekzekutimin e pagesave.

Të këshilluara

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI