Flash

Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt

Lapsi.al 15 September 2026

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca do të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, ndërsa në qendër të shqyrtimit është masa “arrest me burg” e caktuar ndaj Veliajt. Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë se a është proporcionale masa e sigurisë “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. Ajo argumentoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI